URIM ME RASTIN E FESTËS SË 23 TETORIT – DITËS SË LUFTËS REVOLUCIONARE MAQEDONASE
23.10.2026
23 Tetori na kujton se Maqedonia është trashëgimi nga paraardhësit, përgjegjësi e së tashmes dhe amanet për brezat e ardhshëm.
Më 23 tetor 1893, në kohë të vështira dhe të pasigurta, u themelua Organizata Revolucionare Maqedonase, e cila ndër vite veproi me emra të ndryshëm, por me një kod të vetëm – VMRO. Ajo është bashkudhëtare dhe organizatore kryesore e luftës revolucionare maqedonase, duke bashkuar aspiratat e popullit maqedonas për liri, autonomi dhe dinjitet kombëtar. Përmes veprimtarisë së saj, Organizata ka lënë gjurmë të thella në historinë maqedonase dhe është simbol i qëndresës, sakrificës dhe aspiratës shekullore për shtet të vetin.
Revolucionarët maqedonas hodhën themelet e luftës për liri, dinjitet kombëtar dhe të drejtën që populli maqedonas ta ndërtojë vetë të ardhmen e tij, t’i ruajë dhe t’i kultivojë lirisht traditat, gjuhën, kulturën dhe veçantinë kombëtare, me dinjitet dhe krah për krah me popujt evropianë.








