Të dashur bashkëqytetarë,
Partizanët dhe ne, pasardhësit e tyre, nuk i referohemi rastësisht Kryengritjes së Ilindenit dhe komitëve.
Në të vërtetë, nuk mund të flasim për çlirimin e atdheut, pa përmendur apo pa vlerësuar sakrificën sublime të atyre që, me përpjekje mbinjerëzore, u munduan, por nuk arritën ta realizonin ëndrrën për një shtet kombëtar.
Nuk mund ta kremtojmë shtetësinë, duke harruar përkushtimin dhe sakrificën e brezave që hodhën themelet e saj dhe i flijuan jetët e tyre për të.
Urim nga presidentja Siljanovska-Davkova me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase








