Autoritetet franceze kanë vendosur të ndalojnë të gjitha protestat në Lion më 24 tetor, pas trazirave që shpërthyen fundjavën e kaluar gjatë demonstratave kundër kostos së lartë të jetesës.
Prefektura e departamentit të Ronës njoftoi se ndalimi vjen pas incidenteve të rënda të 17 tetorit, kur një pjesë e protestave përfundoi në përleshje me policinë, plaçkitje dhe dëmtim të pronës.
Gjatë trazirave, persona të maskuar dolën në rrugët qendrore të qytetit, ku pasuan përleshje dhe plaçkitje të dyqaneve. Incidente të ngjashme u regjistruan edhe në Paris dhe qytete të tjera të Francës.
Kryetari i Bashkisë së Lionit, Grégory Doucet, deklaroi se qyteti përjetoi disa orë kaosi. Sipas tij, janë plaçkitur nga 150 deri në 200 dyqane, ndërsa është djegur edhe një qendër informative për turistët.
Policia ka arrestuar rreth 200 persona të lidhur me trazirat.








