Dy gra dhe pesë bankierë në Kumanovë nën hetim për mashtrim me kredi mbi 12 milionë denarë

Advertisement

Policia parashtroi padi penale ndaj dy qytetareve të Kumanovës dhe pesë nëpunësve bankarë, kumtoi sot MPB. Padia penale ndaj dy qytetareve të Kumanovës dhe pesë nëpunësve bankarë është për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Ata dyshohen se kanë dëmtuar disa qytetarë për shumë prej mbi 12 milionë denarëve.

“SPB Kumanovë parashtroi padi penale kundër A.S.D.(23) dhe M.V.(35), që të dyja nga Kumanova, për shkak të dyshimit për vepra të kryera penale ‘mashtrim’ dhe ‘keqpërdorim të të dhënave personale’, si dhe ndaj M.P.(34), S.M.(27), N.N.(34), D.M.(48) dhe S.O.(36) për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale ‘keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”, thekson MPB.

E pandehura e parë, në periudhën prej janarit deri në korrik 2026, 18 herë, duke përdorur të dhëna personale të disa personave, në emrin e tyre dhe pa pëlqimin e tyre ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore. Pas miratimit dhe pagesës së parave, ato para ishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga dy të akuzuarat. Përderisa, të pandehurit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në filialin e një banke, mundësuan realizimin e mashtrimit dhe disponimin me mjete monetare, me çka u mundësuan dy të pandehurave të përfitojnë dobi të paligjshme pronësore në shumë të përgjithshme prej 12.221.500 denarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit