Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi këtë mëngjes një bisedë telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me kërkesë të saj.
Gjatë bisedës, të dy presidentët konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe gatishmërinë për t’i avancuar ato përmes thellimit të dialogut politik dhe zhvillimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Në fokus të diskutimit ishte edhe kriza globale energjetike, ndërsa Siljanovska-Davkova dhe Aliyev shkëmbyen mendime për problemet në rritje dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre.
Duke rikujtuar vizitën zyrtare të presidentes në Baku, e cila kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëbiseduesit u pajtuan për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e energjetikës.








