Pas vitesh zvarritje, nyja te Momin Potok pritet të hapet deri në Vitin e Ri

Advertisement

as vitesh ngecjeje, punimet në nyjën e komunikacionit te Momin Potok në Shkup kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Ura e madhe që lidh bulevardet “Nikola Karev” dhe “8 Shtatori” me rrugën “Skupi” është përfunduar, ndërsa një pjesë e rrugës është asfaltuar. Gjithashtu, dy nga tri urat mbi lumin Serava janë gati, ndërsa po punohet në urën e tretë.

Gjorgjievski pret që deri në Vitin e Ri nyja dhe i gjithë aksi të vihen në funksion, me synimin për të lehtësuar ndjeshëm trafikun në këtë pjesë të Shkupit. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit