Rama vendos ulëse me mbishkrimin “DIALOG”, studentët refuzojnë ftesën e tij

Advertisement

Kryeministri Edi Rama në mëngjes ka vazhduar me numra e tij kundër protestuesve. Duke refuzuar ata të cilët i cilëson si të dhunshëm, Rama ka vendosur disa ulëse para kryeministrisë me mbishkrimin “dialog” duke i thirrur studentët të ulen me të dhe të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve por pa kushte.

Studentët kanë refuzuar  të ulen me kryeministrin. Në muret përreth kryeministrisë studentët vendosën fotografi na dhuna policore. Pas disa minutave protestë paqësore para objektit të Qeverisë dhe me mbështetjen e prindërve, pedagogëve dhe profesorëve nga disa fakultete, ata u larguan për të vazhduar protestën para Ministrisë së Arsimit. Pedagogët kërkuan që të ndalon dhuna ndaj studentëve.

Në ditën e 8 të protestave, policia ka shtuar numrin e pjestarëve në Tiranë, ndërsa institucionet janë blinduar dhe mbuluar me mbrojtëse hekuri për të parandaluar demolimet./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit