Tri tentativa për vjedhje në tri xhami të Tetovës, arrestohet 38-vjeçari

Advertisement

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rastet kanë ndodhur në:
– Në objektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë periudhës nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
– Në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, me një mjet metalik, është përpjekur të dëmtojë dhe të hapë derën, pas së cilës është larguar.
– Ndërkaq, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën një karrige.

karrige.

“Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria D.S. (35) nga fshati Jellovjan, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë, përcjell TV21.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit