Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Advertisement

Ka nisur protesta në ditën e gjashtëtë saj në Tiranë nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit