Transformim i plotë, drejtori Isa Avdullai prezanton investimet në Spitalin psikiatrik të Shkupit

Advertisement

 

Reparti i dytë i meshkujve në Spitalin psikiatrik të Shkupit ka pësuar një transformim tërësor, duke sjellë kushte të përmirësuara për pacientët dhe një ambient më të përshtatshëm pune për stafin mjekësor.

Përmes një videoje të publikuar, drejtori i spitalit, Isa Avdullai ka prezantuar pamjet reale të gjendjes së mëparshme dhe asaj pas renovimit, duke bërë të dukshme ndryshimet në çdo hapësirë të repartit.

Videoja paraqet procesin e transformimit përmes krahasimit të drejtpërdrejtë të pamjeve para dhe pas ndërhyrjeve, ndërsa shpjegohen edhe punimet e realizuara.

“Ky nuk është thjesht renovim i një reparti. Është një investim në kushte më të mira për pacientët në një ambient më të përshtatshëm pune për stafin dhe në dinjitetin që meriton çdo njeri. Ndryshimi shihet në çdo detaj”, ka thënë drejtori Avdullai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit