AUV sekuestron 2 ton ushqim nga një treg i Shkupit

Advertisement

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, sot kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në tregun e gjelbër në lagjen Hasanbeg të Shkupit, gjatë të cilit u sekuestruan afërsisht dy ton ushqim të pasigurt të llojeve të ndryshme.

Aksioni kishte për qëllim kontrollin e kushteve në të cilat shitet ushqimi, si dhe respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen dhe qarkullimin e tij të sigurt.

“Gjatë kontrollit, u përcaktua se ushqimi shitet jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim brenda tregut, në kushte johigjienike, gjë që rrit rrezikun për sigurinë e tij dhe shëndetin e konsumatorëve. Ushqimi i sekuestruar është hequr nga qarkullimi. Shërbimet kompetente të inspektimit do të vazhdojnë të marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të kryejë kontrolle të përforcuara inspektuese, në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e ushqimit të sigurt në treg. AUV u bën thirrje të gjithë operatorëve të ushqimit të respektojnë detyrimet ligjore dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme higjienike gjatë trajtimit, ruajtjes dhe shitjes së ushqimit. Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorit mbeten prioritet në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, – thonë nga AUV.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit