Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, të japë dorëheqje, pasi mediat publikuan një sërë skandalesh që lidhen me të.
Këtë e bëri të ditur Katie Zakaria, zëdhënësja e re e presidentit amerikan Donald Trump.
Mediat kanë raportuar për sjellje problematike të ambasadores, si kërcënime të pretenduara ndaj një zyrtari grek, pranimin e dhuratave dhe shërbimeve të papërshtatshme, si dhe një ofertë për të shfrytëzuar ndikimin e saj në administratë në këmbim të pagesës së një fature të lartë të kartës së kreditit.
Ajo i ka mohuar akuzat për sjellje të pahijshme, ndërsa avokatët e saj kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e mesazheve SMS drejtuar donatorit të Trumpit, Eric Deters, duke thënë se ai i kishte borxh Guilfoyle për fjalimet dhe punën këshilluese.
Ambasadrodja Guilfoyle ishte për një periudhë e fejuar me djalin e madh të presidentit, Donald Trump Jr., por çifti u nda para disa vitesh.
Para se të emërohej ambasadore, Guilfoyle ishte për një kohë të gjatë përkrahëse publike e Trumpit dhe moderatore në “Fox News”.








