Evropa pritet të ketë një dimër më të ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimit më të fundit sezonal të Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, të publikuar më 10 tetor, temperaturat gjatë dimrit 2026–2027 kanë gjasa të jenë mbi mesataren shumëvjeçare në pjesën më të madhe të kontinentit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të mungojnë reshjet e borës, ngricat apo periudhat me të ftohtë të acartë.
Parashikimet tregojnë gjithashtu mundësi për reshje mbi mesataren në një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa sinjalet për reshjet janë më të dobëta në rajonet jugore. Për temperaturat, pasiguria është më e theksuar në Gadishullin Skandinav.
Ekspertët theksojnë se parashikimet sezonale tregojnë tendencën e përgjithshme të motit për disa muaj dhe jo kushtet meteorologjike për ditë të caktuara. Për këtë arsye, edhe gjatë një dimri me temperatura mesatare më të larta, mund të ketë valë të ftohti, reshje të dendura bore dhe ngrica.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, parashikimi evropian sugjeron mundësinë e një dimri relativisht të butë, por nuk jep siguri për temperaturat dhe sasinë e reshjeve të borës në vend.Ora24








