Gashi: Gjuhët nuk janë kufij, por ura mes njerëzve

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në Ditët e Hapura të Institutit të gjuhës maqedonase “Kërste Misirkov”, ku theksoi rëndësinë e gjuhëve në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në bashkëjetesën mes komuniteteve.

Gashi tha se Maqedonia e Veriut është shoqëri me përkatësi të ndryshme gjuhësore, kulturore dhe etnike, ndërsa kjo, sipas tij, përbën pasuri që kërkon respekt dhe dialog të vazhdueshëm.
Ai veçoi edhe lidhjet gjuhësore mes shqipes dhe maqedonishtes, duke theksuar se, pavarësisht dallimeve, gjuhët mund t’i bashkojnë njerëzit edhe kur elitat politike përpiqen t’i ndajnë. Gashi shtoi se Kuvendi mbështet institucionet shkencore, arsimore dhe kulturore që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e identiteteve kombëtare në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit