Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë që vijnë nga po kjo komunë.
“Si Kryetar Komune, e dënoj çdo formë të përdorimit të dhunës dhe tejkalimit të kompetencave zyrtare. Ndaj plotësisht shqetësimin me familjarët për këtë ngjarje”, shprehet Elmazi.








