Arrestohen dy shoferët që kaluan me vetura në shëtitoren e Vardarit (VIDEO)

Advertisement

Arrestohen dy shoferët që kaluan me vetura në shëtitoren e Vardarit (VIDEO)

Policia ka identifikuar dy shoferët që më 8 tetor u filmuan duke lëvizur me vetura nëpër shtegun për këmbësorë pranë shëtitores së lumit Vardar në Shkup.
Nga SPB Shkup njoftojnë se, pas publikimit të videos në disa media, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse. Është konstatuar se njërën veturë, një „Touran“ me targa të Shkupit, e drejtonte B.Q. (45) nga Shkupi. Vetura tjetër, një „Mercedes“ me targa të Shkupit, drejtohej nga J.A. (42), po ashtu nga Shkupi.
Ndaj të dy shoferëve do të ndërmerren masa në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit