VLEN ka hapur shtabin zgjedhor në Miletinë, ku në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh qytetarësh.
Në hapjen e shtabit ishin të pranishëm bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, shefi i shtabit zgjedhor, Adnan Azizi, si dhe drejtorë dhe zëvendësdrejtorë.
VLEN në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës garon me kandidatin për kryetar komune, Jakup Huseini, ndërsa hapja e shtabit në Miletinë vjen në kuadër të aktiviteteve zgjedhore dhe organizimit të strukturave të koalicionit në terren.








