Kurti takon ambasadorin italian, diskutojnë edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike, integrimin evropian të Kosovës dhe aktgjykimin e 16 shtatorit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas njoftimit të Kurtit, gjatë takimit është diskutuar edhe për rolin e Italisë në avancimin e statusit të Kosovës drejt vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Italisë në zhvillimin e Kosovës dhe në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Ai ka theksuar gjithashtu synimin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët, përfshirë sportin.

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbetet një nga çështjet e aktualitetit në Kosovë, ndërsa procedurat për kundërshtimin e vendimit pritet të vazhdojnë në shkallën e apelit. 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit