Erdogan: Marrëveshjet ndërkombëtare kanë “humbur efektivitetin”

Advertisement

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare po shpërfillen gjithnjë e më shumë dhe se vendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk po zbatohen, raporton Anadolu.

“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur efektivitetin e tyre. Po kështu, vendimet e nxjerra nga gjykatat ndërkombëtare nuk po zbatohen më”, tha Erdogan gjatë Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.

Erdogan kritikoi sistemin aktual ndërkombëtar, duke deklaruar se sistemi i OKB-së nuk mund të konsiderohet “legjitim dhe i drejtë” nëse nuk pasqyron vullnetin e komunitetin ndërkombëtar.

Duke iu referuar Gazës, ai tha se enklava është shndërruar në “kampin më të madh të përqendrimit në botë” nga një “rrjet gjenocidal arrogant dhe gjakatar”, i cili e konsideron veten mbi të drejtën ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit