Miteva me raport të detajuar për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, për një program që bashkoi breza, qytete dhe artistë

Advertisement
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Sot, para opinionit publik, prezantojmë rezultatet e realizimit të programit për shënimin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë, një prej përvjetorëve më të rëndësishëm shtetërorë, i cili këtë vit u shënua përmes një programi nacional gjithëpërfshirës, me përmbajtje të larmishme dhe me një kompleksitet të jashtëzakonshëm në aspektin e produksionit.

Para nesh kemi raportin e dorëzuar nga kompania e ngarkuar për realizimin e projektit. Bëhet fjalë për një dokument prej 81 faqesh, në të cilin në mënyrë të detajuar paraqiten koncepti programor, organizimi, standardet e produksionit, artistët dhe bashkëpunëtorët e angazhuar, aspektet teknike dhe logjistike, si dhe struktura financiare e aktiviteteve të realizuara.

Si Qeveri, vlerësojmë se opinioni publik meriton të ketë një pasqyrë të plotë të asaj që u realizua, cili ishte konceptit mbi të cilin u mbështet programi, cila ishte vlera e tij kombëtare dhe kulturore, si dhe, natyrisht, si janë shpërndarë mjetet financiare.

Pikërisht në këtë drejtim u konceptua dhe u hartua i gjithë programi.

18 aktivitete në 13 qytete të Maqedonisë

Raporti i detajuar përmban kalendarin e aktiviteteve të realizuara. Secili aktivitet trajtohet veçmas në raport, me një përshkrim të konceptit, përmbajtjes, kapaciteteve të angazhuara dhe rolit të tij në kuadër të programit të përgjithshëm.

Kjo e dhënë e ilustron më së miri shtrirjen kombëtare të manifestimit.

Veçanërisht e rëndësishme është se koncepti nuk u mbështet vetëm te emrat e mëdhenj ndërkombëtarë. Përkundrazi, një nga përcaktimet e tij themelore ishte që artistët maqedonas të kishin një vend qendror në shënimin e pavarësisë.

Do të fillojmë me „Dita shkëlqeu fort“ – një karavan kombëtar muzikor-skenik

Një nga segmentet më të rëndësishme dhe më të gjera të programit ishte projekti kombëtar muzikor-skenik „Dita shkëlqeu fort“.

Bëhet fjalë për një projekt që, për nga koncepti, përbërja artistike dhe shtrirja organizative, përbënte një tërësi të veçantë programore në kuadër të shënimit. Ideja themelore ishte që, përmes muzikës, shprehjes skenike dhe produksionit bashkëkohor vizual, të paraqitej rrugëtimi gjatë 35 viteve të kaluara të pavarësisë. Të ndërlidheshin brezat e ndryshëm që e kanë jetuar dhe krijuar shtetësinë bashkëkohore maqedonase, muzikën që e ka shënuar atë periudhë dhe artistët që kanë lënë gjurmë në historinë tonë kulturore.

Projekti u konceptua si një karavan kombëtar muzikor që kaloi nëpër 11 qytete: Ohër, Manastir, Veles, Krushevë, Kumanovë, Shtip, Prilep, Kërçovë, Kavadar, Probishtip dhe Shkup.

Në këtë realizim u angazhuan 41 interpretues vokalë maqedonas, 20 valltarë profesionistë, aktorë, si dhe një orkestër e përbërë nga 15 muzikantë.

Kjo do të thotë se në skenë u bashkua një pjesë e konsiderueshme e potencialit muzikor dhe skenik maqedonas, përmes një programi që kërkonte koordinimin e një numri të madh artistësh, ekipesh teknike dhe kapacitetesh organizative. Projekti u realizua sipas standardeve të larta të produksionit dhe teknikës, me infrastrukturë komplekse skenike, pajisje bashkëkohore audiovizuale dhe një koncept vizual të përpunuar me kujdes.

Një nga elementet më mbresëlënëse ishte përdorimi i dyshemesë LED, përmes së cilës sipërfaqja e skenës u shndërrua në një pjesë aktive të narrativës vizuale të programit.

Projekti u realizua në bashkëprodhim me produksionin OHO, një shtëpi e mirënjohur maqedonase e produksionit, e dalluar për realizimin e projekteve që ndërthurin përmbajtje edukative, kulturore dhe me rëndësi shoqërore.

Me programin “Dita Shkëlqeu fort” muzika maqedonase dhe artistët maqedonas ishin në qendër të shënimit të ngjarjes. Ky ishte përcaktimi thelbësor mbi të cilin u mbështet programi.

Vazhdojmë më tej me José Carreras dhe Macedonian All Stars – muzika maqedonase në të njëjtën skenë me atë botërore.

Segmenti i dytë i madh i programit ishte pikërisht kjo ngjarje, e cila u mbajt më 1 shtator. Koncepti u ndërtua mbi një parim të qartë: muzika maqedonase të mos ishte pjesë shoqëruese apo dytësore e një koncerti të madh ndërkombëtar, por një bartëse e barabartë e programit.

Në këtë program, mund të vërejmë se ishte i ndarë në dy pjesë kryesore.

Pjesa e parë ishte kushtuar artistëve maqedonas, me paraqitjen e dhjetë interpretuesve vendas. Në atë mënyrë u krijua hapësirë për afirmimin e krijimtarisë muzikore maqedonase. Pjesa e dytë ishte kushtuar paraqitjes së tenorit të njohur botërisht Hose Carreras, me shoqërimin e Filarmonisë së Maqedonisë, nën shkopin dirigjent të David Giménez.

Përfshirja e Filarmonisë së Maqedonisë kishte peshë të veçantë artistike dhe institucionale. Kapacitetet tona profesionale muzikore ishin pjesë përbërëse dhe thelbësore e realizimit të projektit. Prej këtu edhe koncerti kishte një kontribut që e tejkalon vetë ngjarjen muzikore, duke përfaqësuar një pjesë të rëndësishme të programit kulturor të jubileut.

Do të vazhdojmë me larmi muzikore, emra ndërkombëtarë dhe interpretues maqedonas.

Paralelisht me këto dy projekte të rëndësishme, programi përfshiu edhe një varg ngjarjesh të tjera koncertale, me çka u sigurua larmi në zhanre dhe mundësi që breza të ndryshëm të publikut të jenë pjesë e shënimit.

Manifestimi u hap me performancën e producentit muzikor dhe DJ-it me famë botërore, Steve Aoki, duke prezantuar që në fillim karakterin bashkëkohor, ndërkombëtar dhe ambicioz të programit në aspektin e produksionit.

Në kuadër të konceptit programor „Më e mira e Maqedonisë“, u organizuan tri koncerte në tri qytete – Strumicë, Shkup dhe Tetovë.

Në kuadër të këtyre përmbajtjeve muzikore performuan disa nga emrat më të njohur dhe më të rëndësishëm të skenës muzikore maqedonase: Mizar, Sintezis dhe Memorija, Superhiks, Slatkaristika, Dva Bona, Funk Shui, Dina Jashari, Karolina Goçeva dhe Elita 5.

Nga ndikimet e muzikës tradicionale dhe etno, përmes skenës rok dhe asaj alternative, deri te format bashkëkohore të shprehjes muzikore urbane dhe popullore.

Vazhdojmë me segmentin ndërkombëtar, në kuadër të të cilit u realizuan edhe performancat e artistëve me famë botërore Paul van Dyk dhe Paul Oakenfold në Strumicë. Përfshirja e tyre e zgjeroi shtrirjen ndërkombëtare të programit, duke riafirmuar njëkohësisht përkushtimin për organizimin e ngjarjeve të mëdha muzikore edhe jashtë Shkupit.

Arrijmë te 8 Shtatori – David Guetta, The Monolith Show.

Spektakli qendror koncertal u realizua në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“ në Shkup. Ngjarja përfaqësonte një nga ngjarjet teknikisht më të ndërlikuara dhe nga ana e produksionit më të gjera në kuadër të të gjithë programit.

Sipas raportit të dorëzuar, ngjarja përfshiu një publik prej rreth 50.000 vizitorësh.

Ky numër në vetvete flet për interesin dhe vëllimin e organizimit, por përmasat e vërteta të projektit shihen përmes përgatitjes teknike, të produksionit dhe të sigurisë, të nevojshme për realizimin e një koncerti të këtij formati.

The Monolith Show është një produksion i rangut botëror, i cili nënkupton një nivel dukshëm më të lartë të organizimit skenik, kapaciteteve teknike, koordinimit dhe përgatitjes infrastrukturore. Koncerti u realizua me një konstruksion skenik imponues, ekran LED me gjatësi prej 32 metrash, sistem masiv ndriçimi, numër të madh trupash ndriçues, efekte lazer dhe produksion audio koncertal të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për një produksion që kërkon planifikim të integruar dhe harmonizim të komponentëve skenikë, elektroenergjetikë, audiovizualë, logjistikë dhe të sigurisë.

Këtu dëshiroj të vëmë theks të veçantë edhe në sfidën nga aspekti organiyativ me të cilën u përballëm, përkatësisht fakti që koncerti u mbajt në stadiumin nacional. Për këtë arsye, një nga prioritetet gjatë përgatitjeve teknike ishte mbrojtja e sipërfaqes së barit të arenës, si pjesë e rëndësishme e infrastrukturës sportive nacionale. Për këtë qëllim, u përdor një sistem i specializuar panelesh mbrojtëse për ngarkesa të rënda, të projektuara posaçërisht për stadiume dhe arena me përmasa të mëdha.

Këtë e theksojmë sepse organizimi i një ngjarjeje të këtij formati nuk vlerësohet vetëm në bazë të emrave të artistëve apo numrit të vizitorëve. Ai vlerësohet edhe përmes kapacitetit për të planifikuar, përgatitur teknikisht dhe realizuar në mënyrë të sigurt një projekt me kërkesa të larta në aspektin e produksionit dhe të infrastrukturës.

Kur flasim për rezultatet dhe rëndësinë shoqërore të programit, është e domosdoshme që ai të shqyrtohet në tërësi dhe jo vetëm përmes koncerteve të veçanta. Vlera e programit pasqyrohet në disa aspekte. Para së gjithash, përmes shtrirjes nacionale, me gjithsej 18 ngjarje në 13 qytete, duke siguruar kështu një prani të gjerë territoriale të programit. Më pas, përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të një numri të madh artistësh, muzikantësh, valltarësh, aktorësh, profesionistësh teknikë dhe bashkëpunëtorësh të produksionit nga Maqedonia. Gjithashtu, përmes realizimit të ngjarjeve me kërkesa të larta në aspektin e produksionit dhe të sigurisë.

Kur flasim për rezultatet dhe rëndësinë shoqërore të programit, është e domosdoshme që programi të vlerësohet në tërësi dhe jo vetëm përmes koncerteve të veçanta. Vlera e programit pasqyrohet në disa aspekte. Para së gjithash, përmes shtrirjes në nivel nacional, me gjithsej 18 ngjarje në 13 qytete, duke siguruar kështu një prani të gjerë territoriale të programit. Më pas, përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të një numri të madh artistësh, muzikantësh, valltarësh, aktorësh, profesionistësh teknikë dhe bashkëpunëtorësh të produksionit nga Maqedonia. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është realizimi i ngjarjeve me kërkesa të larta në aspektin e produksionit dhe të sigurisë.

Përmes qasjes falas për qytetarët, programi mori një karakter të theksuar publik dhe mundësoi pjesëmarrje të gjerë në shënimin e kësaj ngjarjeje. Përmes ndërthurjes së krijimtarisë maqedonase me artistë dhe produksione të nivelit ndërkombëtar. Dhe, në fund, përmes krijimit të përmbajtjeve kulturore dhe audiovizuale, të cilat mbeten dëshmi e qëndrueshme e shënimit të 35-vjetorit të pavarësisë.

Vijojmë me raportin financiar, përkatësisht me shpërndarjen e mjeteve financiare.

Konsiderojmë se është veçanërisht e rëndësishme që publiku të marrë informacione të sakta dhe të qarta. Realizimi i një programi të kësaj përmase nënkupton angazhim të konsiderueshëm të burimeve organizative, të produksionit, teknike dhe logjistike.

Struktura financiare duhet të shqyrtohet në kontekst të programit të përgjithshëm, përkatësisht të të gjitha 18 ngjarjeve të realizuara, kompleksitetit të tyre të produksionit, numrit të artistëve dhe bashkëpunëtorëve të angazhuar, si dhe infrastrukturës së nevojshme për realizimin e tyre.

Në përputhje me raportin e dorëzuar, mjetet financiare janë paraqitur në pesë kategori themelore.

Kategoria e parë janë honorarët për artistë dhe interpretues.

Kjo kategori i referohet segmentit artistik të programit dhe angazhimeve të artistëve dhe interpretuesve, për të cilët janë paraqitur gjithsej 129.307.500 denarë.

Kategoria e dytë është produksioni, për të cilin janë paraqitur 96.272.512 denarë.

Këtu janë përfshirë nevojat e produksionit për realizimin e programit. Për të kuptuar vëllimin e këtij segmenti, është e domosdoshme të kihet parasysh se bëhet fjalë për ngjarje me formate të ndryshme skenike.

Kategoria e tretë janë shpenzimet logjistike. Organizimi i një programi kombëtar në 13 qytete nënkupton koordinimin e aktiviteteve të shumta operative, transportin, mbështetjen organizative dhe teknike, si dhe nevoja të tjera logjistike. Edhe këtu janë paraqitur 58.527.037 denarë.

Kategoria e katërt është marketingu, me vlerë të paraqitur prej 2.832.450 denarësh.

Dhe kategoria e pestë janë honorarët për bashkëpunëtorët, për të cilët janë paraqitur 53.570.250 denarë.

Përkatësisht, vlera e përgjithshme e të pesë kategorive arrin në: 340.509.749 denarë.

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar media,

35 vjet pavarësi të Maqedonisë ishin shkas që të organizohet një program i tillë, i cili i lidhë gjeneratat e ndryshme, qytetet, artistët, por edhe traditat muzikore.

Për ne, shënimi dinjitoz i jubileve kombëtare nënkupton njëkohësisht respektimin e historisë, afirmimin e kulturës kombëtare, hapjen e hapësirës për shprehje bashkëkohore artistike dhe përgjegjësi në përdorimin e mjeteve publike.

Ju faleminderit të gjithëve për vëmendjen. Vlerësojmë se një prezantim kaq i detajuar është në interes të publikut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit