Mickoski: Preferoj VLEN-in si partner, kemi ndërtuar besim dhe jemi miq

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar në Alsat se VLEN është partneri i tij strategjik i koalicionit, duke theksuar se mes tyre është ndërtuar besim dhe marrëdhënie më e afërt.

“Për ne, partneri i koalicionit është VLEN dhe nuk kam asnjë dilemë. Sa i përket të ardhmes, është e qartë, partneri ynë strategjik i koalicionit është VLEN dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, tha Mickoski, transmeton ZYRTARE.net

Ai theksoi se qeverinë e formon ai që siguron 61 vota, ndërsa kur u pyet për preferencën e tij personale, tha se ajo është VLEN.

“Qeveri formon ai që ka 61 vota. Për mua, preferenca ime është VLEN. Mendoj se kemi arritur të ndërtojmë besim dhe jemi më shumë se partnerë koalicioni. Jemi tashmë edhe miq”, deklaroi Mickoski./ZYRTARE.net

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit