Marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë alternativë e integrimit evropian, por një prej themeleve të tij thelbësore, ndërsa Korridori 8 jep mundësi që ai parim të shndërrohet në rezultate konkrete, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalën e tij në panelin “Konteksti gjeostrategjik i Korridorit 8” në konferencën ndërkombëtare në nivel ministror në Sofje.
Ai e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë partnerët që Korridori 8 të bëhet shembull kryesor për atë se si lidhja mund t’i prëforcojë sigurinë, prosperitetin dhe integrimin evropian.
Ai theksoi se Korridori 8 nuk sjellë vetëm transport më të shpejtë dhe më efikas të mallrave, por formësim të së ardhmes strategjike të rajonit.
“Ambicia jonë është e qartë. Tani kyçe është realizimi përgjatë tërë trasesë ta arrijë atë ambicie”, përfundoi Mucunski.
Mucunski në panel theksoi se Korridori 8 që moti i ka tejkaluar kornizat e infrastrukturës tradicionale transportuese dhe sot ka rëndësi thelbësore evropiane për ekonominë dhe sigurinë.
Ai i falënderoi nikoqirët bullgarë që sërish i tubuan pjesëmarrësit, vetëm disa muaj pas takimit në Tiranë, për të vazhduar biseda e cila, siç theksoi, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për rezustencën stratzegjike të Evropës.
Gjatë fragmentimit strategjik, zinxhirëve të shkëputur të furnizimit dhe konkurrencës së ripërtërirë për infrastrukturën kritike, sipas tij, korridoret e këtilla paraqesin instrumente për rezistencë, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët.
Për Maqedoninë, theksoi Mucunski, Korridori 8 është prioritet nacional strategjik dhe e reflekton vendosmërinë që pozitës gjeografike ta shndërrojë nga kufizimi në përparësi dhe ta përforcojë lidhjen e rajionit në drejtimin lindje-perëndim.
Në atë kontekst, Mucunski e përshëndeti rolin e nikoqirëve bullgarë për ta ftuar Ukrainën në tubimin e sotlm duke vlerësuar se pjesëmarrja e saj e konfirmon rëndësinë strategjike të lidhjes lindje-perëndim.
Mucusnki theksoi se Maqedonia tregoi përkushtim të qartë dhe të vazhdueshëm të shndërrimit të Korridorit 8 nga një ambicie strategjike në infrastrukturë të ndërtuar.
Ai informoi se po përparohet me realizimin e akseve kyçe rrugore dhe hekurudhore dhe se po bashkëpunohet ngushtë m fqinjët që të sigurohet lidhje dhe interoperabilitet në tërë rajonin.
Pas hyrjs në fuqi në mars të marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulglarisë për përgatitje, ndërtim dhe funksionim të tunelit tejkufitar hekurudhor, përkujtoi ai, komisioni i përbashkët i angazhuar për zbatimin e saj tashmë mabjti dy takime – të parin në Sofje dhe të dytin në Shkup, vetëm para dhjetë ditëve.

Ai theksoi se një korridor, sipas definimit, nuk mund të përparojë vetëm në disa akse të caktuara dhe se përparimi i anës lindore duhet të shoqërohet me përparim adekuat edhe drejt Detit Adriatik.
Prandaj, sipas tij, të gjitha vendet pjesëmarrëse, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet gjithnjë e më tepë të kahëzohen drejt realizimit matës, afateve konkrete dhe përparimit të dukshëm në terren.
Ai e konfirmoi qëllimin e Maqedonisë për ta përmbushur pjesën e vet nga obligimet dhe theksoi se bashkëpunimi tejkufutar është në thelbin e kësaj ndërhyrjeje.
Mucunski vlerësoi se Korridori 8 mund të bëhet platformë jo vetëm për transport por edhe për energjetikë, lidhje digjitale, tregti, investime, logjistikë dhe siguri.
Ai theksoi se Maqedoni mbetet aktivisht e angazhaur me Bullgarinë, Shqipërinë dhe partnerët evropianë në tejkalimin e grykave të ngushta, sigurimin e mjeteve financiare dhe përshpejtimin e rrealizimit.






