Mickoski: Të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk ka asnjë dilemë

Advertisement

Kryeministri Hristian Mickoski, lidhur me propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për reduktimin e festave për punëtorët konsideron se të drejtat e fituara duhet të respektohen.

“Në parim, mendoj se të drejtat e fituara të punëtorëve duhet të respektohen dhe këtu nuk kam asnjë dilemë”, theksoi Mickoski.

Ndryshe, dje, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut në konferencën për mediat njoftoi se së shpejti do t’i dorëzojë Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës propozim-ndryshime të Ligjit për festat, me të cilat numri i ditëve jo pune në mënyrë indirekte do të reduktohej në 13, ndërsa festat që bien të dielën nuk do të transferohen më si ditë jo pune të hënën.

Sipas menaxheres së projektit në Odën Ekonomike, Aneta Dimovska, propozimi nuk parasheh heqjen e festave ekzistuese, por rishikimin e të drejtës për shfrytëzimin e ditëve jo pune. Menjëherë reaguan edhe përfaqësuesit e sindikatave, të cilët kundërshtuan propozimin e dhënë, me të cilin do të reduktoheshin festat për punëtorët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit