Protesta e dytë: Endrit Thaçi kritikon qeverinë për dhunën ndaj veteranëve dhe fëmijëve dëshmorë

Advertisement

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka shprehur indinjatën e tij lidhur me ngjarjet e dhunshme që ndodhën gjatë protestës së mbrëmshme para Kuvendit, ku qytetarët kërkuan votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Thaçi e quajti veprimin e policisë ndaj protestuesve si “të turpshëm” dhe e akuzoi qeverinë për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve të pafajshëm.

“Në momentet më të vështira për vendin tonë, i gjithë populli ishte në mbështetje të UÇK-së. Është e turpshme që sot, në një kohë kur gëzojmë lirinë që e solli UÇK, të kemi një qeveri që sulmon veteranët dhe fëmijët e dëshmorëve. Kjo pabesi kurrë nuk do të harrohet”, theksoi ai.

Endrit Thaçi gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme, e cila është paralajmëruar të fillojë në orën 12:00, duke inkurajuar qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit