Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se dy investime për fëmijët janë bërë realitet. Në Tearcë, çerdhja e parë publike ka hapur dyert, ndërsa në Kumanovë, gjimnazi i ri “Sami Frashëri” është drejt përfundimit.
“Çerdhja “Foleja” në Përshefcë, me investim prej mbi 800 mijë eurosh, ka kapacitet për 147 fëmijë. Prindërit që deri dje duhej të kërkonin zgjidhje për kujdesin e fëmijëve, tashmë e kanë çerdhen në komunën e tyre. Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, u zotua se çerdhja do të hapet dhe e mbajti fjalën. Me angazhimin e tij të palodhur, bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, “Foleja” tashmë i pret fëmijët”.