Kandidati për kryetar të Komunës së Bervenicës, Stojanço Radiçevski, ka zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Radiçevski ka falënderuar banorët për pritjen, besimin dhe mbështetjen gjatë takimeve.
“Një bisedë e sinqertë, dorë e zgjatur dhe një pritje e shkëlqyer nga populli. Ndonjëherë në kafe, ndonjëherë nga një gotë, por gjithmonë me mbështetje të sinqertë”, ka shkruar Radiçevski.
Ai ka theksuar se “fitorja është e përbashkët”, ndërsa suksesin që, sipas tij, e pret Bervenicën, e cilëson si historik.
Radiçevski garon me mesazhin “Një Bervenicë për të gjithë”, duke e vendosur theksin te uniteti dhe bashkëpunimi me qytetarët./Ora24.tv






