Komunikata e plotë e VLEN-it
Sonte, në ora 20:00, në shkollën fillore në Çellopek, prezantojmë kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës.
Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, ku janë realizuar projekte të shumta nga kuadrot e VLEN-it, synojmë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të.
Jakup Huseini vjen me një vizion të qartë dhe një planprogram konkret për infrastrukturën, ekonominë lokale, të rinjtë, mjedisin dhe transparencën.
Konventa e sotme shënon hapin e radhës në rrugën drejt një qeverisjeje të re në Bërvenicë, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.






