Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët nga territori i Republikës së Serbisë janë transferuar në rrethinën e rajonit Kumanovë-Likovë. Nga këto lokacione, anëtarët e grupit i merrnin migrantët me automjete pasagjerëve dhe mallrave dhe i transportonin përmes kalimeve të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjatë realizimit të këtij hetimi penal janë bastisur pesë persona në Shkup dhe Negotinë. Katër persona janë privuar nga liria, për një person po ndërmerren masa për gjetjen e tij, ndërsa pesë persona pjesëtarë të grupit kriminal tashmë janë duke vuajtur dënimin me burg në INK-Institucioni Ndëshkues-Korrektues Shkup, Idrizovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli për vepra të kryera më pare,”kontrabandë të migrantëve”, “përdhunim”, “grabitje”, “prodhim dhe shpërndarje të kundërligjshme të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, “sekuestrimi të automjetit” dhe “vjedhje e rëndë”. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe e të hollave, një armë, automjete të pasagjerëve, telefona celularë, kartela SIM etj. Në bashkëpunim me institucionet e burgjeve janë kryer kontrollime të personave në vuajtje të dënimit me burgim, ku janë gjetur telefona celularë.