Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 21 deri 25 shtator ka marrë 201 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 201 për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm në 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, njoftojnë sot nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.
Në njoftim shtohet se raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm është përgatitur nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar. përcjell Zhurnal.mk .






