MPB: 21 shoferë të privuar nga liria, 10 drejtonin pa patentë dhe 10 nën ndikimin e alkoolit

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në lokacione të ndryshme në vend ka privuar nga liria 21 shoferë dhe ka zhvilluar bisedë zyrtare me një person për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Nga policia njoftojnë se 10 prej shoferëve kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit. Një person nga Makedonski Brodi ka drejtuar automjet edhe pse kishte ndalesë aktive për drejtimin e automjetit të kategorisë B.

Policia ka zhvilluar gjithashtu bisedë zyrtare me një 16-vjeçar, në prani të prindit, pasi kishte drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi.

Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit