Nga zyrat e shtetit te prangat e SPAK: Kush është Ergys Agasi dhe si u shndërrua në një nga emrat më të përfolur të dosjes së tenderëve?

Advertisement

Nga administrata te biznesi, nga lidhjet politike te miliona euro pasuri dhe më pas në kërkim nga drejtësia – historia e Ergys Agasit po zhvillohet në një prej dosjeve më të mëdha të SPAK.

Ergys Agasi, biznesmeni nga Durrësi dhe djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, është kthyer në një prej personazheve më të përfolura të hetimeve të SPAK në Shqipëri.

Nga një post drejtues në administratën shtetërore në moshën vetëm 26-vjeçare, Agasi kaloi në botën e biznesit, duke ndërtuar një aktivitet në disa sektorë, ndërsa emri i tij më pas u shfaq në një prej hetimeve më të rëndësishme të SPAK për tenderët publikë dhe AKSHI-n.

Nga administrata te biznesi

Në vitin 2013, Agasi u emërua në drejtimin e strukturave shtetërore të mjedisit, në periudhën kur Lefter Koka ishte ministër i Mjedisit dhe LSI ishte pjesë e qeverisë.

Pas largimit nga administrata, ai iu përkushtua biznesit. Aktivitetet e tij u shtrinë në logjistikë, tregti, duhan, teknologji dhe sektorë të tjerë.

Një prej kompanive të lidhura me të është EA Tobacco, e cila më herët operonte si EA Logistics. Dokumentet e regjistrit tregtar tregojnë se Agasi përfundimisht u bë pronar i vetëm i kompanisë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit