Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Selektori Goce Sedlloski ka bërë përgatitjet e fundit taktike para përballjes, në të cilën ekipi nuk do të mund të llogarisë në Boban Nikolov dhe Darko Çurlinov.
Pavarësisht mungesave, në kampin e përfaqësueses mbizotëron optimizmi dhe synimi për ta nisur ciklin e ri me rezultat pozitiv.
Ndeshja Maqedonia e Veriut – Zvicra zhvillohet nesër në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 20:45.
Përfaqësuesja e pret një periudhë e ngjeshur, pasi në një afat të shkurtër do të zhvillojë katër ndeshje.






