Një dërgues me motor është përplasur pasditen e sotme me një automjet në afërsi të ish-objektit të “Nova Makedonija” në Shkup.
Nga përplasja, dërguesi ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me autoambulancë në spital për trajtim mjekësor.
Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.






