Komisioni Evropian ka konfirmuar vizitën e presidentes Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut.
Turneu do të nisë të mërkurën në Tiranë, ku Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Të enjten ajo do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Më pas, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Millojko Spajiq.
Të premten, Von der Leyen do të vizitojë Shkupin. Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ajo do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.
Vizita e saj në rajon vjen në kuadër të takimeve me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.






