Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan, ku së bashku me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Takimi u zhvillua në kuadër të kësaj ngjarjeje, e cila mblodhi përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe figura të njohura nga politika dhe diplomacia.
Gjatë takimeve dhe bashkëbisedimeve u diskutua për çështje me interes për shqiptarët në rajon, si dhe për raportet dhe bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve në Ballkan dhe komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Mexhiti po qëndron në Nju Jork në kuadër të agjendës së tij me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe partnerë ndërkombëtarë.
Wesley Clark është gjithashtu qytetar nderi i Komunës së Çairit.






