Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është arrestuar gjatë një aksioni policor në Shkup, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale.
Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë kontrolleve ajo dyshohet se u kërkonte subjekteve dokumentacion të panevojshëm, ndërsa lëshimin e një procesverbali pozitiv dyshohet se e kushtëzonte me pagesën e një shume parash.
Rasti është nën hetim, ndërsa priten informacione zyrtare nga institucionet kompetente.






