Nga muaji mars do të ketë linjë të drejtpërdrejtë Shkup-Dubai

Advertisement

Maqedonia e Veriut nga marsi i vitit 2027 do të ketë linjë të drejtpërdrejtë ajrore me Dubain, përcjell TV21. Linja Dubai-Shkup është dakorduar dhe do të operohet nga kompania “FlyDubai”, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Sipas tij, fluturimet direkte pritet të kontribuojnë në rritjen e turizmit, veçanërisht jashtë sezonit kryesor veror.

Paralelisht, po zhvillohen bisedime për vendosjen e një linje direkte edhe nga Ohri drejt njërit prej aeroporteve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Si mundësi po shqyrtohen Abu Dhabi dhe Sharjah.

Nikoloski tha se përmirësimi i lidhjeve ajrore mund të ndikojë edhe në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe biznesor mes Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai përmendi edhe regjimin pa viza mes dy vendeve, si dhe mundësitë për investime të reja. Sipas tij, kompani nga Maqedonia e Veriut kanë filluar të eksportojnë produkte në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit