Një grua 45-vjeçare nga fshati Vrapçisht i Gostivarit është dërguar mbrëmjen e kaluar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, pa shenja jete.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar në Departamentin e Policisë në Gostivar rreth orës 21:45. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa gjatë kontrollit fillestar në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi, e cila pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.






