Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Pushkolli, është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Han i Elezit, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Pushkolli ka bërë të ditur se arrestimi është kryer në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.
Sipas tij, arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së. Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.
Pushkolli po mbahet në pikën kufitare dhe pritet të intervistohet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
Ky është një tjetër rast i arrestimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në bazë të urdhërarresteve të Serbisë. Dy vite më parë, Blerim Ramadani u arrestua në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sot u lirua Bajram Bajrami, i cili ishte arrestuar muajin e kaluar në Kroaci.






