Adili-Emini hap zyrën për qytetarët në Kërçovë: “Një derë e hapur për komunikim dhe bashkëpunim”

Advertisement

Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili-Emini, ka njoftuar për hapjen e zyrës për qytetarët në Kërçovë, e cila synon të shërbejë si pikë takimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë me banorët.

Sipas Adili-Eminit, qytetarët do të kenë mundësi që në këtë zyrë të paraqesin shqetësimet dhe kërkesat e tyre, të diskutojnë çështje të ndryshme dhe të ndajnë ide për zhvillimin e Kërçovës.

“Përfaqësimi i qytetarëve nuk kufizohet vetëm në punën në Kuvend. Ai kërkon të jesh i pranishëm, të dëgjosh dhe të komunikosh vazhdimisht me njerëzit që të kanë besuar përfaqësimin e tyre”, deklaroi ajo.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandër Jovanoski.

Adili-Emini falënderoi Gashin dhe Jovanoskin për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për qytetarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët që ishin të pranishëm.

“Kjo zyrë është një adresë e re për qytetarët e Kërçovës, një derë e hapur për komunikim, bashkëpunim dhe përgjegjësi”, theksoi deputetja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit