Rikonstruktohen rrugët “Emin Duraku”, “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi” në Çair

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për vijimin e punimeve infrastrukturore në disa rrugë të komunës.

Sipas Mexhitit, aktualisht po punohet në rrugën “Emin Duraku”, ndërsa në rrugët “Dervish Hima” dhe “Parashqevi Qiriazi” po zhvillohen punime për asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotuareve dhe hyrjeve të banesave.

Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, në lagjet përkatëse janë rregulluar edhe hapësirat për fëmijë, ndërsa janë vendosur kënde të reja lojërash.

Mexhiti u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim gjatë zhvillimit të punimeve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit