Bashkëshortja e Jakup Krasniqit: I kërkoj shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Advertisement

Pas dënimit të Jakup Krasniqit me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka folur për Top Channel lidhur me gjendjen e tij dhe mesazhin që ai i ka përcjellë familjes.

Ajo tha se Krasniqi ndihet mirë dhe vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij, ndërsa avokatët kanë paralajmëruar se do të bëjnë apel ndaj vendimit.

“I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, tha Sevdije Krasniqi.

Ndërkohë, gazetarja Kristi Gongo lexoi edhe një mesazh që Jakup Krasniqi i kishte dërguar familjes pas shpalljes së dënimit, në të cilin ai shprehte bindjen se nuk kishte kryer veprat për të cilat u dënua dhe kritikonte vendimin e gjykatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit