Noizy mbyll një kapitull të karrierës muzikore? Paralajmëron fansat: Kaq ishte, por…

Advertisement

Noizy ka njoftuar një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore. Reperi shqiptar ka bërë të ditur se do të ndryshojë konceptin e performancave të tij, pas viteve me koncerte dhe dalje në klubet e natës.

Njoftimin e ka bërë vetë reperi përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen ndër vite.

“Një epokë e re. Një koncept i ri për show-t, një nivel tjetër energjie, produksioni dhe gjithçkaje që vjen bashkë me të”, shkruan Noizy.

Njoftimi nuk flet për tërheqje nga muzika apo largim nga skena. Noizy paralajmëron ndryshimin e formatit të koncerteve, duke vendosur theksin te produksioni dhe elementet që shoqërojnë performancat live.

Reperi nuk ka dhënë ende detaje se kur do ta prezantojë formatin e ri dhe çfarë ndryshimesh konkrete do të përfshijë ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit