Protesta e 12 shtatorit në Prishtinë: Qytetarët marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Advertisement

 

Në Prishtinë sot, më 12 shtator, mbahet “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Marshi zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 14:00, pak ditë para shpalljes së vendimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, më 16 shtator.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe OVL-UÇK kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar marshin si një shprehje solidariteti dhe kërkesë për drejtësi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit