Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik të vitit 2026 janë regjistruar gjithsej 223 mijë e 711 turistë. Prej tyre, rreth 127 mijë ishin turistë të huaj, ndërsa 96 mijë turistë vendorë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, gjatë periudhës janar–korrik 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 1.5%.
Te turistët vendorë është regjistruar rritje prej 1.8%, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 1.3%.
Në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, gjatë korrikut 2026 numri i turistëve është rritur për 6.6%, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 3.2%.
Ndër turistët e huaj, numri më i madh gjatë korrikut ka ardhur nga Turqia me 50 mijë e 955 turistë, e ndjekur nga Serbia me 13 mijë e 74, Gjermania me 5 mijë e 393 dhe Rumania me 5 mijë e 90 turistë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.






