Mickoski kërkon respektimin e himnit shtetëror, thirrje që të intonohet edhe në komunat e tjera

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u ka bërë thirrje komunave në vend që të respektojnë ligjin dhe të intonohet himni shtetëror në shkolla.

Ai e përmendi si shembull Komunën e Gazi Babës, e cila së fundmi ka marrë vendim që çdo të hënë, para fillimit të mësimit, nxënësit të intonojnë himnin shtetëror.

I pyetur nëse do të paraqiste problem që në komunat shqiptare të intonohet edhe himni shqiptar, Mickoski tha se nuk është kundër një mundësie të tillë, por me kusht që krahas tij të intonohet edhe himni i shtetit.

“Ka ligj si e rregullon këtë dhe sipas ligjit, mund të intonohet himni i një shteti tjetër nëse intonohet dhe himni i shtetit. Himni i shtetit sipas ligjit intonohet me këndim ose dëgjim. Pra kjo është e rregulluar me ligj dhe Kushtetutë dhe këtu nuk ka asnjë dilemë”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri u bëri thirrje të gjitha komunave, pa dallim të përbërjes etnike, që ta respektojnë ligjin dhe himni shtetëror të intonohet në shkolla.

“Nëse respektohet ligji, nuk duhet të ketë asnjë problem”, theksoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit