Mucunski zhvilloi takime me ambasadorët e Çekisë, Italisë, Spanjës dhe Kuvajtit

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi takime të ndara me ambasadoren e re të emëruar të Republikës Çeke, si dhe me ambasadorët e Italisë, Spanjës dhe Kuvajtit.

Gjatë takimit me ambasadoren e re të Çekisë, Irena Getzova, Mucunski pranoi kopjet e letrave të saj kredenciale.

Në takimet me ambasadorët e Italisë dhe Spanjës, në fokus ishin agjenda evropiane, proceset reformuese dhe mbështetja për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

Me ambasadorin e Kuvajtit, bisedimet u përqendruan në forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë te mundësitë për investime të drejtpërdrejta nga Kuvajti.

Në të gjitha takimet u diskutua edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit