Një burrë hedh mbeturina nga ura në lumin Radika – MPB-ja ndërmerr masa për identifikimin e tij

Advertisement

Një rast i ndotjes së mjedisit është denoncuar në lumin Radika, në afërsi të Dibrës.

Shoqata Sportive e Peshkimit “Trofta” nga Dibra ka publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën pretendohet se një person ndalon me automjet në një urë mbi lumin Radika.

Në pamjet e publikuara shihet personi duke nxjerrë nga automjeti thasë dhe kuti me mbeturina, të cilat më pas i hedh në lumin Radika.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa rasti ka rikthyer shqetësimet për ndotjen e lumenjve dhe dëmtimin e mjedisit në këtë zonë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit