Nikolloski: Rritja prej 22 për qind në ndërtimtari është tremujori më i lartë historik

Advertisement

Rritja prej 22 përqind në ndërtimtari është tremujori më i lartë në histori, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, i cili mori pjesë në dorëzimin e automjeteve të reja në Kumanovë të furnizuara nga Banka Botërore. Nikolloski theksoi se kjo është një rritje jashtëzakonisht e lartë dhe një rritje që nuk është fenomen vetëm për tremujorin e dytë, përkatësisht tremujorin e dytë të këtij viti, por është një vazhdimësi që nga viti i kaluar.

“Në vitin 2024, vendosëm themelet, bazën, ngritëm projektet dhe që nga viti 2025 kemi parë zhvillim të fortë në sektorin e ndërtimit. Çdo tremujor është shumë, shumë mbi mesataren e mëparshme. Ky është tremujori historikisht më i lartë, tremujori më i lartë”, tha Nikolloski.

Ministri i Transportit theksoi se punimet ndërtimore me vlerë prej 242 milionë euro kanë përfunduar në terren vetëm për tre muaj dhe, siç tha ai, “krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja është rreth 22 përqind dhe pati rritje edhe vitin e kaluar”.

“Ndërtimtaria vërtet po bëhet shtytësi kryesor i ekonomisë dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në periudhën e ardhshme – të realizojmë edhe disa projekte të tjera që do të nënkuptojnë rritje serioze në ndërtim, dhe me këtë edhe në produktin e brendshëm bruto”, theksoi Nikolloski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit