Deri më 10 shtator është i hapur konkursi për çmimin “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit! Mund të aplikojnë persona fizikë dhe juridikë, edhe nga jashtë vendit

Advertisement

Persona fizikë dhe juridikë deri më 10 shtator do të mund të aplikojnë në Konkursin për ndarjen e Çmimit “13 Nëntori” të Qytetit të Shkupit për vitin 2026, përcjell TV21. Çmimi u ndahet individëve dhe subjekteve juridike si shenjë mirënjohjeje për arritje dhe kontribut të veçantë në zhvillimin e qytetit. Vlerësimet përfshijnë fusha si ekonomia, shkenca, arti, kultura, arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe sporti.
Në konkurs përfshihen edhe kontributet në kulturën teknike, mbrojtjen e mjedisit dhe fusha të tjera të jetës dhe krijimtarisë. Sipas Qytetit të Shkupit, çmimi synon të vlerësojë kontributet që ndikojnë në afirmimin e qytetit në vend dhe në botë. Për Çmimin “13 Nëntori” mund të aplikojnë edhe persona të interesuar nga shtetet e tjera. Afati për dorëzimin e aplikimeve është 10 shtatori 2026. Fituesit do të nderohen për arritjet e tyre dhe kontributin e veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit